Telegrafi

Pas aferave të shumta sa ishte i martuar dhe tradhtisë me gruan e vëllait, Giggs ka nisur lidhjen me një femër 15 vjet më të re

Helen Stelling Holt, Ryan Giggs (Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Ryan Giggs është i njohur për arritjet e tij në futboll, por edhe për skandalin e madh të tradhtisë. Ish-lojtari i Manchester Unitedit dhe përzgjedhësi aktual i Uellsit, nga viti 2007 deri në vitin 2017 ka qenë i martuar me Stacey Cooke, ndërsa ndarja i kushtoi miliona.

Çifti u martua pas lidhjes shumëvjeçare, ndërsa kanë dy fëmijë bashkë. Mirëpo, 45-vjeçari ka qenë i dashuruar me gruan e vëllait të tij, Rhodri, ndërsa për këtë aferë u mësua në vitin 2011 që ishte një shok në Britaninë e Madhe.

Në fakt, Natasha (gruaja e vëllait) kishte mbetur shtatzënë me Giggs dhe në vitin 2011 e kishte abortuar fëmijën e tij. Ndërsa kjo kishte ndodhur vetëm një javë para se të martohej me vëllanë e tij.

Aferat e Ryan me femra të tjera kanë qenë të shumta, prandaj për martesën e tij nuk kishte shpëtim. Edhe pse gruaja e tij u përpoq që t’ia falte në fillim, por pas tradhtisë me një kameriere të restorantit që e kishte hapur me bashkëshorten e tij, gjithçka mori fund.

“E dija që lidhja jonë ishte gjëja më e keqe në botë, i tradhtuam njerëzit që i duam. Por, ishte vartësia ime, nuk mund të thosha jo. Ryan asnjëherë nuk ishte romantik, gjithçka ishte vetëm për seks”, ka rrëfyer kamerierja.

Së fundmi, mediat britanike raportojnë se Giggs është në lidhje me një muzikante 15 vjet më të re, Helen Stelling Holt, me të cilën është njoftuar në Old Trafford, ku ajo shpesh punon si DJ.

Lidhja e tyre thuhet se ka filluar në muajin shtator, në dasmën e Rio Ferdinand me  Kate Wright, ndërsa biondja atraktive paraqitet si një femër që pëlqen ushtrimet dhe udhëtimet. Sidoqoftë, lidhja e tyre akoma nuk është konfirmuar. /Telegrafi/