Kalimi i deputetit të pavarur Ramiz Kelmendi në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), e ka barazuar forcën politike në mes partisë së Veselit dhe asaj të Mustafës.
Kalimi i Kelmendit në LDK ka bërë që grupit parlamentar i kësaj partie t’i ketë 34 deputetë, po aq sa i ka edhe grupi parlamentar i PDK-së, transmeton Telegrafi.
Më tutje radhitet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 16 deputetë, Lista Serbe me 11 deputetë, AAK me 8 deputetë, 6 plus me 6 sosh dhe pa grup parlamentar janë pesë deputetë.
Ndryshe, biznesmeni i njohur kosovar sot është emëruar zëvendëskryeministër i Kosovës nga ana e shefit të LDK-së, Isa Mustafa.
Kelmendi më herët ka qenë pjesë e AAK-së, PDK-së, duke kaluar në fund në LDK./Telegrafi/