Telegrafi

Pas 90 vitesh, rikthehet vetura e parë që arrinte mbi 300 kilometra në orë (Foto)

Vetura e njohur si Sunbeam që kishte njëmijë kuajfuqi, është vetura e parë që ka arritur të lëvizë me 320 km/h.

Kjo makinë kishte dy motorë 22.5-litra që prodhonin nga 435 kuajfuqi, megjithëse nuk jepnin fuqinë që thuhej ishte mjaft e fuqishme, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, për më se gjysmë shekulli, automobili i veçantë ka qëndruar në një muze të Britanisë së Madhe, ku edhe pse ishte në kushte të mira, koha e ka bërë të vetën.

Sidoqoftë, shumë pjesë të Sunbeam janë në gjendje të rregullt dhe i duhet vetëm pak pastrime, që të vihet në funksion.

Në fund të muajit që vjet, do të nisë një proces i rikthimit në funksion të kësaj veture, por nuk dihet sa do të zgjatë procesi, për shkak të ndryshkut që duhet hequr nga pjesa brendshme. /Telegrafi/