Site icon Telegrafi

Pas 9 viteve kërkohet zhvarrosja e 16 anëtarëve të familjes Mirena (Video)

16 anëtarët e familjes Mirena, të cilët ishin të zhdukur gjatë luftës në vitin 1999, në vitin 2008 u gjetën dhe u identifikuan nga familjarët dhe më pas u varrosën. Por, tash kësaj familje po i kërkohet të bëhett zhvarrosja e tyre, për një identifikim të dytë.

Kujtimet e luftës mbeten ende të freskëta në Kosovë.

Erolind Mirena ishte vetëm 3 vjeçar në kohën kur regjimi serb i vrau babain se bashku me 15 anëtaret e tjerë të familjes.

Ata i mohuan Erolindit edhe 34 fëmijëve të familjes Mirena, përqafimin e prindit dhe kujtimet për ta.

Erolindi i cili vazhdimisht viziton varrin e babit të tij, nuk asnjë kujtim për të.

Këtu janë të varrosur 16 burrat e familjes Mirena.

Të cilët pasi u morën peng nga serbet në vitin 1999 ishin si të zhdukur deri në vitin 2008.

Kufomat e tyre u gjeten në Serbi.

Pasi u be ADN-ja dhe identifikimi i tyre, ato ju dorëzuan familjarëve.

Tani 9 vite pasi u varrosën, familjaret thonë se kanë dëgjuar se do të bëhet zhvarrimi i tyre, nën dyshimin e ndonjë gabimi në identifikim.

Shemsie Mirena e cila e ka të freskët ende tmerrin e ditës kur ja morën burrin, thotë se asnjëherë nuk do lejojnë që të bëhet hapja varreve të tyre.

Ajo ndjehet e zhgënjyer që deri me sot institucionet e Kosovës asnjëherë nuk i dolën në ndihmë kësaj familje,që siç thotë Mirena 16 burrat e kësaj familje u flijuan për lirin e këtij vendi.

Madje ajo thotë se për të punësuar fëmijët në institucione shtetërore u është kërkuar të paguajnë 10mije euro.

Kosova vazhdon të ketë ende numër të madh të persona të zhdukur që pritet të iu kthehen familjeve.

Exit mobile version