Për herë të parë pas 86 viteve në Aja Sofia sot do të mbahet lutja apo falja e parë e xhumasë në këtë xhami, kurse besimtarë të shumtë dhe turistë nga orët e para të mëngjesit kanë mbërritur në Stamboll, derisa në faljen e xhumasë do të marrë pjesë edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.
Aja Sofia do të jetë e hapur për faljen e namazit të xhumasë, e që gjithçka të shkojë siç është më së miri, për ruajtjen e rendit janë angazhuar rreth 20 mijë policë, transmeton Telegrafi.
Shumë qytetarët po presin në 11 punkte kontrolli me qëllim që t’ju lejohet të futen në hapësirat e parapara për faljen e xhumasë.
Ekipet kompetente për dezinfektimin e hapësirave po u shpërndajnë maska dhe sixhade besimtarëve. Madje atyre po u shpërndahen edhe xhevrekë dhe çaj.
Pritet që përveç presidentit turk në hapjen e xhamisë të marrin pjesë edhe zyrtarë tjerë të partive të ndryshme. E për këtë ceremoni kanë mbërritur edhe turistë të shumtë.
Në kuadër të masave të vëna për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, është paraparë që falja e xhumasë të kryhet në pesë zona në ambiente të hapura, tri për meshkuj dhe dy për femra.
Në pikat e kontrollit, organet kompetente ua matin temperaturën e trupit vizitorëve, si dhe sigurohen nëse ata po bartin maska mbrojtëse.
Në terren kanë dalë edhe një numër i madh i punonjësve shëndetësor – më saktësisht 736 prej tyre që janë shpërndarë në 17 lokacione, e dhjetëra autoambulanca janë duke patrulluar së bashku me një helikopter të spitalit.
Aja Sofia ka shërbyer si kishë deri në vitin 916, deri në pushtimin e Stambollit, derisa statusin e xhamisë e mbajti nga 1453 deri më 1934, kur edhe fitoi statusin e një muzeu.
E më 10 korrik gjykata turke hodhi poshtë vendimin e qeverisë së dikurshme të këtij vendi, që më 24 nëntor të vitit 1934 Aja Sofian i dha statusin e një muzeu.
Si një nga destinacionet më të vizituara turistike në qytetin e Stambollit, Aja Sofia nga viti 1985 është futur në listën e monumenteve të mbrojtura kulturore të UNESCO-s. /Telegrafi/