Telegrafi

Pas 7 vitesh pritje, nëna nga Azerbajxhani lind binjakë të shëndetshëm falë trajtimit në Acıbadem

Pas një pritjeje prej shtatë vitesh, Parvina Gülmamadova nga Azerbajxhani ka realizuar ëndrrën e saj për t’u bërë nënë, duke sjellë në jetë binjakë të shëndetshëm falë trajtimit të avancuar të fertilitetit në spitalin Acıbadem në Turqi.

Trajtimi i saj filloi me një periudhë përgatitore që zgjati 3-4 muaj, gjatë së cilës Parvina udhëtoi nga Azerbajxhani në Turqi për të ndjekur udhëzimet e mjekëve specialistë.

“Trajnimi im zgjati rreth 3-4 muaj. Unë erdha kur më kërkoi doktori. Unë jetoj në atdheun tim Azerbajxhan. Mora trajtimin dhe më pas u bë transferimi i embrionit. Pas transferimit u ktheva në vendin tim. Vazhdova shtatzëninë në vendin tim për 9 muaj. Aty kam bërë edhe lindjen”, tha pacientja Gülmamadova.

Profesori Cem Fıçıcıoğlu, ekspert në Mjekësinë Riprodhuese dhe Fertilitetit në Acıbadem, deklaroi se, për shkak të moshës së avancuar të pacientes, mbi 40 vjeç, u krye një kontroll gjenetik i embrioneve për të siguruar që ato ishin të shëndetshme për transferim. Dy embrione binjake, pas korrigjimit të deformimeve gjenetike, u transferuan me sukses në trupin e pacientes.

“Duke qenë se mosha e pacientës sonë ishte e avancuar, mbi 40 vjeç, ne kryem kontrollin gjenetik në embrionet që morëm. Pas ekzamiminiy gjenetik, dhe pasi korrigjuan deformimin, ne planifikuam dhe transferuam embironet që rezultuan normal. Pacientja jonë mbeti shtatzënë. Ne bëmë transferimin e dy embrioneve binjake. Shtatzënia e saj me binjakët vazhdoi në mënyrë të shëndetshme dhe lindi bebe të shëndetshme”, u shpreh ai.

Pas transferimit, Parvina u kthye në Azerbajxhan për të vazhduar shtatzëninë e saj në mënyrë të shëndetshme për 9 muaj. Ajo shprehu emocionet e saj të thella për këtë arritje, duke thënë:

“Me trajtimin që na rekomandoi mjeku, ne morëm këtë rezultat që në provën e parë. Ndjenjat e mija në atë moment nuk mund t’i shpreh dot me fjalë. Isha shumë e lumtur, mora një lajm shumë të mirë, u preka shumë. Prita shumë, prita 7 vjet për të dëgjuar këtë lajm. Në përfundim, ne u bëmë me dy fëmijë kaq të ëmbël dhe trazovaç”, tregoi ajo me një buzëqeshje në fytyrë.

Falë ekspertizës dhe kujdesit të përpiktë të ofruar nga klinika e IVF-së Acıbadem, ajo arriti ngjizjen në përpjekjen e saj të parë. Tani, ajo vlerëson çdo moment të kaluar me binjakët e saj të ëmbël.

Pak muaj pas lindjes, ajo u kthye në Acıbadem për të shprehur mirënjohjen e saj për profesorin Cem Fıçıcıoğlu dhe për të gjithë stafin e klinikës së IVF-së. Këtë herë ajo shoqërohej nga binjakët e saj të lezetshëm.

Parvina dhe familja e saj u bënë me dy fëmijë të shëndetshëm dhe të dashur, falë përkushtimit dhe ekspertizës së ekipit mjekësor në Acıbadem.

Nëse dëshironi të mësoni më shumë, ju ftojmë të kontaktoni me Zyrat e Informacionit të Acıbadem:

+383 382 340 04

 +383 495 634 00

kosovo@acibadem.com