Site icon Telegrafi

Pas 7 muajsh mësim, MASH-i furnizon paralelet shqipe me Gjeografitë e klasës së gjashtë

Më në fundë, pas një periudhe të gjatë pritjete, shkollat fillore të Maqedonisë, respektivisht paralelet e gjuhës shqipe, i siguruan Gjeografitë e klasës së gjashtë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Deri tani mësimdhënësit kanë shfrytëzuar materiale të ndryshme nga libra të ndryshëm me qëllim që nxënësit të mos humbin mësimin dhe të sigurojnë njohuritë e përafërta me librin e ri.

Tashmë 75% e procesit mësimor 2015/2016 ka mbaruar, ndërkaq dilema që lind është se si do t’i nënshtrohen nxënësit testimit ekstern, përderisa pyetjet do të jenë nga libri i ri, kurse furnizimi me këto libra sapo ka ndodhur.

Mësimdhënësit, të cilët deshtën të mbeten anonim, ankohen se përmbajtja e librit nuk është e përshtatshme për moshën e nxënësve, ka gabime drejtshkrimore, si edhe vërehet mospërputhje gjuhësore, si rezultat i përkthimit jo cilësorë. /Telegrafi/

Exit mobile version