Dy dhi janë nxjerrë të gjalla nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Turqi dhe atë pas 637 orëve.
Fjala është për Nurhakun, në provincën turke Kahramanmarash, transmeton Telegrafi.
Punonjësit që largonin mbetjet e rrënojave në Alçiçek, kur në një moment janë dëgjuar tingujt e kafshëve, e më pas nën rrënoja nxorën dy dhi që nën rrënoja qëndruan për 26 ditë, transmeton Telegrafi.
Pas intervenimit të veterinerit, dhive u është dhënë ujë e ushqim, kurse për to janë kujdesur autoritetet lokale, pasi pronarët e tyre ishin jashtë qytetit.
Gjithashtu në qytetin turk Hatay që ishte një prej vendeve më të goditura nga dy tërmetet shkatërruese, është nxjerrë është një qen që qëndroi nën rrënoja për 25 ditë. /Telegrafi/
Maraş'ın Nurhak ilçesinde, depremden 637 saat (27 gün) sonra 2 keçi canlı kurtarıldı pic.twitter.com/42BTJOeAwQ
— Rudaw Türkçe (@RudawTurkce) March 5, 2023