Site icon Telegrafi

Pas 59 vjetëve martesë, vdesin brenda disa minutash

Ky çift nga Florida kishte ikur në një rimorkio të kamionit, kur Lolie kishte pasur vetëm 16 vjet – dhe që nga ajo kohë kanë jetuar së bashku, të lumtur.

Ata kanë vdekur thuajse njëkohësisht – brenda disa minutash – në një shtëpi të pleqve në Florida. James ka vdekur në moshën 79, ndërsa Lolie në moshën 76-vjeçare.

Pas vetes kanë lënë 4 vajza, bëjnë të ditur mediat amerikane. /Telegrafi/

Exit mobile version