Qindra sirianë dolën në rrugët e Aleppos, qytetit që dikur ishte vatër kulture, tashmë të shndërruar në rrënojë prej luftës me ISIS, për të festuar Krishtlindjen, pasi paqja duket se po rikthehet me shpejtësi në qytetin e lashtë, dy vjet pas çlirimit të tij.
Krishtlindja në qytetin sirian të Aleppos është një festë shumë e veçantë, pasi aty jeton minoriteti më i madh i krishterë në Sirinë që ka shumicë myslimane.
Beteja për qytetin, që u shkatërrua nga katër vite e gjysmë luftë, përfundoi vetëm disa ditë para Krishtlindjes në vitin 2016 dhe pushimi tani shkon krah për krah me festimet e çlirimit.
Qyteti, dikur më i madhi në Siri, ka parë vite të luftës intensive urbane, duke u ndarë gati gjysmën midis forcave qeveritare dhe një konglomerati të grupeve militante të ndryshme.
Ndërsa forcat e qeverisë siriane dhe aleatët e tyre shënuan një fitore vendimtare, të krishterët e qytetit ishin të lirë të festonin haptazi Krishtlindjen në siguri relative.
Dy vjet më vonë, festimet kanë hyrë në aktivitet të plotë, duke filluar t’i ngjajnë festimeve shumëngjyrëshe para luftës.
Pamjet nga skena tregojnë zbulimin e pemës kryesore të Krishtlindjes në sheshin Al Aziziyah, këndimin e fëmijëve të veshur me kostumin e Santas dhe fishekzjarrë, në vend plumbave e raketave që ndriçuan për katër vite qiellin.