Telegrafi

Pas 46 viteve qëndrim në portin e Hong Kongut, restoranti Jumbo lundron sërish

Restoranti i njohur lundrues që ishte ikonë e Hong Kongut për disa ditë ka lëvizur nëpër pjesë të ndryshme të Kinës, pasi u nxor nga porti nga anijet e tjera që shërbejnë si “karrotrec”, pas gati 50 viteve.

Fjala është për restorantin Jumbo që u dërguar në pjesën jugore të Kinë, ka njoftuar kompania Aberdeen Restaurant Enterprises, transmeton Telegrafi.

Restoranti ishte mbyllur në mars të vitit 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19, e besohet se deri në atë moment Jumbon e kanë vizituar tre milionë mysafirë përfshirë mbretëreshën Elizabeth dhe Richard Brenson e Tom Cruise.

Ky restorant u shfaq edhe në disa filma, por pandemia e COVID-19 i dha goditjen fatale. Ekspertë të shumtë janë angazhuar për të kryer inspektimin e restorantit para se të fillonte lundrimin, pasi edhe janë marrë të gjitha lejet e nevojshme.

Restoranti lundrues do të qëndrojë në një lokacion të panjohur derisa pret pronarin e ri, por të dielën është larguar nga Paracel.

Ky restorant prej vitesh kishte probleme financiare, e pandemia ishte e “kulmi” që e “shkatërroi plotësisht”. Praktikisht Jumbo nga viti 2013 nuk ka gjeneruar të hyra dhe vazhdimisht ka regjistruar humbje të mëdha. /Telegrafi/