Telegrafi

Pas 45 viteve pranon se kishte mbytur gruan e tij, del në vendin e ngjarjes me detektivët australianë për t’ju treguar ku e kishte varrosur (Foto/Video)

Një burrë ka pranuar të bashkëpunojë me policinë, dhe t’i tregojë se në cilin vend e kishte varrosur gruan e tij që e kishte mbytur 45 vite më parë.

Bëhet fjalë për Geoffrey Adams, 70-vjeç, i cili është filmuar duke i treguar policisë vendin ku e kishte varrosur asokohe që tani shërben si trotuar, transmeton Telegrafi.

Gruaja e tij Colleen Adams ishte zhdukur në rrethana misterioze në vitin 1973, ndërsa të mërkurën ai është arrestuar në Australi në shtëpinë që dikur e ndante me gruan.

Ai është shoqëruar për në stacionin e policisë nga detektivët të cilët më pas e dërguan në hapësirën e mbushur me beton, vend ky që 45 vite më parë e kishte varrosur gruan.

Detektivët menjëherë nxorën sprejin duke shënjuar vendin, ku besohet se pjesët e trupit të Collin ishin varrosur nga bashkëshorti. Pas ekspertizës së kryer, Adams është rikthyer në stacionin e policisë nga ku i është kumtuar lajmi se akuzohet për vrasjen e gruas.

Disa orë para se të ndodhte vrasja, gruaja e tij kishte mbushur dy valixhet me rroba dhe i kishte thënë Geoffrey se kurrë më nuk do ta shoh as edhe dy fëmijët e tyre.

Por, dukej se ky veprim i saj e kishte nervozuar shumë këtë 70-vjeçar, i cili kishte reaguar ashpër duke e mbytur dhe më pas varrosur në oborrin e shtëpisë që sot ky vend është i mbuluar me beton. /Telegrafi/