Telegrafi

Pas 40 vitesh pritje, një lagje në Negotinë përfiton asfaltim të rrugës

Banorët e një lagjeje të Negotinës janë gëzuar shumë, pasi që pas 40 vitesh pritje, është asfaltuar rruga e tyre, me një gjatësi prej 110 metër dhe gjërësi prej 5 metër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Banorët thonë se shumë kryetarë komunash janë ndërruar, por infrastruktura asesi të rregullohet. Ata thonë se rruga u ka shkaktuar shumë telashe, sidomos në rastet e rreshjeve.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes doli edhe kryetari Vanpo Apostollov, i cili ka deklaruar se rruga ka qenë mjaft e keqë, pa asfalt dhe e pa betonuar./Telegrafi/