Telegrafi

Pas 40 vite Indonezia e Meksika fuqi të reja ekonomike

Banka amerikane parashikon se për rreth 40 vjet, 11 shtete, të cilat për momentin janë nën hijen e Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut, do të bëhen ekonomitë me rritje më të madhe.

Në këtë grup janë futur Koreja e Jugut, Bangladeshi, Polonia, Kili, Ukraina dhe Katari, shtete me potenciale të mëdha.

Karakteristika e përbashkët e forcave ekonomike në pritje është mosha e re e popullsisë së tyre, ku veçohen Indonezia dhe Turqia.

Sipas vlerësimeve të bankës, rreth tre miliardë njerëz deri në vitin 2050 do të jenë pjesë e klasë së mesme, me të ardhura vjetore mes tre dhe 15 mijë dollarëve amerikanë. /Telegrafi/