Marko Barbieri, 56-vjeç nga Roma, për plotë 40 ditë kishte qëndruar në spital duke luftuar në vijën e parë të frontit kundër coronavirusit.
E kur më në fund ky mjek nga Italia u rikthye në shtëpi, fqinjët nga dritaret e duartrokisnin duke iu gëzuar lajmit që sërish është ribashkuar me familjen e tij, transmeton Telegrafi.
Në momentin që zbret nga vetura, u shfaqën fëmijët e tij që menjëherë vrapuan për ta përqafuar, nga malli i madh që ndjenin për të.
Madje as fqinjët që ishin dëshmitarë të këtij momenti emocionues, nuk kanë mundur të ndalin lotët që u rridhnin në faqe. /Telegrafi/