Telegrafi

Pas 35 vitesh lirohet njeriu që provoi ta vras ish–presidentin amerikan, Ronald Reagan (Video)

John Hinckley Jr., njeriu që u përpoq të vriste ish-presidentin amerikan Ronald Reagan, pas 35 vitesh, do të lirohet nga një spital psikiatrik muajin e ardhshëm.

Reagan dhe tre persona të tjerë u plagosën gjatë të shtënave jashtë një hoteli në Washington në muajin mars, të vitit 1981, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.

Hinclkey u shpall i pafajshëm për shkak të çmendurisë, por u dërgua për mjekim në një spital të Washingtonit.

Ai tashmë ishte duke kaluar 17 ditë në muaj në shtëpinë e nënës së tij në Virxhinia nën kushte të rrepta.

Një gjykatës vendosi se Hinckley tani 61 vjeçar, mund të qëndrojë atje me kohë të plotë që nga 5 gushti.

Më poshtë mund ta shihni videon e tentim vrasjes së ish-kreut të Amerikës, Ronald Reagan: