John Hinckley Jr., njeriu që u përpoq të vriste ish-presidentin amerikan Ronald Reagan, pas 35 vitesh, do të lirohet nga një spital psikiatrik muajin e ardhshëm.
Reagan dhe tre persona të tjerë u plagosën gjatë të shtënave jashtë një hoteli në Washington në muajin mars, të vitit 1981, raporton BBC, përcjell Klan Kosova.
Hinclkey u shpall i pafajshëm për shkak të çmendurisë, por u dërgua për mjekim në një spital të Washingtonit.
Ai tashmë ishte duke kaluar 17 ditë në muaj në shtëpinë e nënës së tij në Virxhinia nën kushte të rrepta.
Një gjykatës vendosi se Hinckley tani 61 vjeçar, mund të qëndrojë atje me kohë të plotë që nga 5 gushti.
Më poshtë mund ta shihni videon e tentim vrasjes së ish-kreut të Amerikës, Ronald Reagan: