Site icon Telegrafi

Pas 300 paraqitjeve gjen punë

Evans është larguar nga puna në vitin 1983 kur është mbyllur fabrika e çelikut në të cilën punonte. Përkundër shumë kurseve të cilat i ka vijuar për të pasuruar biografinë e tij për punë, atë nuk ka mundur ta gjej assesi. Tani ai do të punojë si ndihmës në një azil pleqsh.

“Nuk kam mundur të besoj kur më thanë se jam pranuar në punë. U jam lutur të ma përsërisin dy herë”, thotë Evans.

Nga 300 paraqitjet gjatë viteve, vetëm në rreth 100 i janë përgjigjur, dhe si arsye më të shpeshta për mospranim ia kanë theksuar mungesën e përvojës.

E kanë refuzuar në hotelieri, në kontabilitet, e madje edhe në fabrikë, edhe pse është i kualifikuar pasi që ka vijuar kurset e ndryshme. Nuk ka mundur të paraqitet për të gjitha punët sepse, për fat të keq, është i sëmurë nga epilepsia.

Exit mobile version