Site icon Telegrafi

Pas 30 viteve në krye të vendit, ushtria sudaneze rrëzon nga pushteti presidentin Omar al-Bashir  

Lideri i Sudanit, Omar al-Bashir, është rrëzuar nga pushteti pas plotë 30 viteve në, pasi raportohet se ka ndodhur një grusht shtet në kryeqytetin Khartoum.

Aktualisht janë duke u zhvilluar bisedimet që këshilli tranzicional i ushtrisë ta udhëheq vendin, transmeton Telegrafi.

Al-Bashir raportohet të jetë në arrest shtëpiak dhe i rrethuar nga forca të shumta. E gjitha ndodhi kur ushtarët morën nën kontroll televizionin, në të cilin menjëherë u transmetua lajmi se së shpejti pritet që al-Bashir të del me një komunikatë.

Pas shumë muajve demonstrata në kryeqytet Khartoum, ku dhjetëra mijëra qytetarë kërkon nëpër rrugë largimin e al-Bashirit. Në fillim të kësaj javë ushtarët bashkuan forcat me demonstruesit, ku më pas u përplasën ashpër me forcat besnike të al-Bashirit. /Telegrafi/

Exit mobile version