Në emisionin e Ellen DeGeneres, ditë më parë ka qenë pjesëmarrëse prezantuesja e njohur, Oprah Winfrey, e cila është një prej femrave më të pasura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në emisionin e koleges së saj, Oprah kishte treguar se nuk e kishte shkuar në bankë për 29 vjet.
Në fakt, në emisionin e Ellen është loja me titull Ellen’s Show Me More Show, gjatë të cilës nikoqirja u parashtron pyetje të ndryshme mysafirëve të saj.
Njëra prej pyetjeve që e ka bërë për Oprah, ishte se cili është PIN-i i kartelës së saj bankare.
Pasi është menduar, Winfrey ka thënë se dëshiron ta harrojë PIN-in e saj duke qenë se nuk i nevojitet aspak.
“Kur ke qenë ti Ellen për herë të fundit në bankë”, ishte pyetja që Oprah ia drejtoi Ellenit, ndërsa përgjigja e saj ishte: “Moti, moti, moti”.
Pastaj gjatë bisedës së përbashkët për shkuarjet e tyre në bankë, 63-vjeçarja Winfrey ka treguar se për herë të fundit kishte qenë në bankë në vitin 1988 dhe këtë vit i është dashur të shkonte për të paguar një shumë prej dy milionë dollarësh për llogarinë bankare.
“Vetëm doja ta bëj atë. Kam pritur në radhë vetëm për ta krye obligimin”, ka thënë Oprah.
Dy milionë dollarë janë “para të vogla” për Winfreyn, e cila ka një pasuri në vlerë prej 3.1 miliardë dollarësh. /Telegrafi/