Banorët e Siniçanit, pas më shumë se dy dekada bëhen me ujë për pije. Në çezmat e tyre rrjedh ujë i siguruar nga burimet e Sharrit.
Projekti i filluar si nismë e banorëve të fshatit Siniçan, që u përkrah nga komuna e Bogovinës fillimisht ishte penguar nga banorët e fshatit Urviç dhe Institucionet të cilat kërkonin hartimin e një projekti, që më pastaj të vazhdojnë punimet.
Ngërçi u zgjidh në bisedime mes pushtetit lokal dhe atij ekzekutiv.
“Muaj të tërë kemi bë gjithë këto përpjekje për të arritur deri në këtë momente finale që sot të lëshojmë ujin e pijshëm për vendbanimin Siniçan. Ka qenë një rrugëtim i gjatë i përbashkët me mediat ne si komunë dhe banorët e Siniçanit për të arritur një qëllim të caktuar”.
“Mendoj se shumë dilema keqkuptime që u krijuan rreth kësaj ngjarjeje u sqaruan më në fund, dhe me një vendim të gjykatës se kreu i komunës ka punuar ka punuar në bazë të rregullave sepse flitej për kohë pandemie dhe nuk kishim kohë andaj duhej të punojmë në terren. Vendbanimi Siniçan nga sot e në vazhdimësi do të ketë ujë për pije”, deklaroi Albon Xhemaili – kryetar i Komunës së Bogovinës.