Site icon Telegrafi

Pas 28 vitesh në një hambar, kishte ardhur koha që ky Mercedes-Benz 220 SE coupe i vitit 1965 të ketë një larje shumë të nevojshme

Pas 28 vitesh në një hambar, kishte ardhur koha që ky Mercedes-Benz 220 SE coupe i vitit 1965 të ketë një larje shumë të nevojshme.

Dhe pas gjithë punës jo të lehtë, vetura klasike duket e mrekullueshme.

Kur ishte e re, kjo makinë supozohej se ishte ekspozuar në ekspozitën e automjeteve në Nju Jork ose në Çikago, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ka një “trup” të zi me çati dielli dhe një pjesë të brendshme prej lëkure të kuqe.

Si zakonisht, hapi i parë është shpëlarja e trupit për të parë gjendjen aktuale të trupit dhe lustrimi i bojës së zezë riktheu shkëlqimin.

Pastruesit fillimisht përdorën ajër të kompresuar për të pastruar mbeturinat dhe më pas një spërkatës me ujë me sapun.

Pronari ndez motorin në fund të videos.

Pas një “kërcitjeje”, ajo tregon se “është në jetë”, gjë që është mbresëlënëse pasi qëndroi e paprekur për kaq gjatë.

Ndryshe, sot, Mercedes po kalon me shpejtësi në një prodhues automjetesh elektrike dhe do të jetë interesante të shihet nëse ato produkte kanë jetëgjatësinë e makinave si kjo. /Telegrafi/

Exit mobile version