Pas 27 viteve ndarje, anëtarët e mbijetuar të N.W.A janë ribashkuar në skenë.
Arstistët që konsiderohen legjenda pasi bënë historinë e repit botëror kanë befasur publikun duke performuar sërish bashkë, transmeton Telegrafi.
Gjersa pritet performance e Ice Cube, Mc Ren dhe Dj Yella, ishte Dr Dre ai që befasoi të gjithë duke u shfaqur në skenë për t’iu bashkuar anëtarëve të tjerë në Coachella.
Katër yjet performuan në mungesë të Eazy E, anëtarit tjetër të grupit, i cili ndërroi jetë në vitin 1995./Telegrafi/