Pas 26 vitesh, falë identifikimit të kryer me metodën shkencore të ADN-së, është bërë e mundur identifikimi i mbetjeve mortore (eshtrave) të Elhami (Qamil) Tahiraga nga Rahoveci, i cili figuronte në Listën e Personave të Zhdukur që nga periudha e luftës në Kosovë.
Kështu kanë bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur të cilët ndër të tjera shkruajën se së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka informuar zyrtarisht familjen Tahiraga mbi rezultatet e procesit të identifikimit.
“Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh solidaritet dhe mbështetje të sinqertë familjes Tahiraga, duke shpresuar që ky identifikim t’u sjellë sadopak lehtësim pas një pritjeje të gjatë e të dhimbshme”, thuhet në postim. /Telegrafi/