Telegrafi

Pas 25 vjetëve, një film i Quentin Tarantinos do të shfaqet në festivalin e Kanës

Filmi më i fundit i regjisorit amerikan, Quentin Tarantino, “Njëherë në Hollywood”, do të jepe premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, 25 vjet pas premierës së “Pulp Fiction”.

Në prag të premierës së sotme të “Once Upon Time in Hollywood”, historia e së cilës u zhvillua në Los Angeles në vitin 1969, regjisori kërkoi nga audienca në Festivalin e Filmit të Kanës që e ka shikuar filmin 25 vjet më parë që të mos ua ndërrojnë mendjen të tjerëve që dëshirojnë ta shikojnë filmit e sotëm.

Filmi do të shfaqet në kuadër të programit të konkurrencës së festivalit gjersa në kinematë botërore do të mund ta shohim gjatë muajit korrik.

Artisti theksojmë se fitoi Palmën e Artë në Kanë në vitin 1994 dhe pritet që filmi i fundit të zgjoj interesim më të madh në festivalin e këtij viti.

Ndryshe, theksojmë se në rolet kryesore në film do t’i shohim tre aktorët e mëdhenj hollivudian, Leonardo DiCaprio, Brad Pitt dhe Margot Robbie. /Telegrafi/