Site icon Telegrafi

Pas 25 viteve i tregon sekretet për një martesë të lumtur, ja cilat janë ato

Martesa e lumtur është e mundshme vetëm nëse dy palët janë të lumtura.

Troy Stoneking thotë se përgjatë 25 viteve martesë ka mësuar të kuptoj vlerën e gjërave të vogla.

“Nuk jam i përsosur sepse ende bëj gabime, mirëpo e bëj të pamundurën për të qenë bashkëshort i mirë”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, Troy i ka disa rregulla të thjeshta të cilat ia mundësojnë të ketë një martesë të lumtur.

Bëj gjëra të vogla, por të rëndësishme

“Këtë mëngjes, i kam hequr pjatat nga pjatalarësi dhe ajo e ka vlerësuar shumë këtë gjest. Shpeshherë i ofroj ndihmë për punët e shpinës dhe për ta shtruar shtratin. Gjëra të vogla si këto tregojnë se e dashuroj.”

Së pari fokusohem në nevojat e saj

“Gjithmonë pyes se çfarë dëshiron ajo për darkë, e nuk tregoj se çfarë dua unë. Kur vrapojmë së bashku, ne shkojmë në rrugën që i pëlqen asaj. Është ajo, pastaj unë. Thjesht, i respektoj nevojat e saj.”

Dëgjoj pa i korrigjuar gabimet

Kur ajo dëshiron të flas, unë ulem dhe e dëgjoj. Ndonjëherë bëj pyetje që ajo të futet më thellë në mendime dhe emocione. Mirëpo, nuk ofroj zgjidhje të problemit, përpos nëse ajo më kërkon. I kam ngatërruar gjërat më parë, para se ta bëja shprehi që vetëm të dëgjoja.

Femrat shpeshherë duan vetëm të flasin, ndërsa meshkujt e ndjejnë nevojën të ofrojnë ndonjë zgjidhje.

E trajtoj mirë

“Asnjëherë nuk bërtas kur diskutoj me të. Ajo nuk brengoset se unë mund të jem kërcënues. E dashuroj shumë, prandaj sillem gjithmonë mirë me të. Kur nuk pajtohemi për diçka, nuk i jap kontrollin emocioneve të më drejtojnë, mirëpo e rikujtoj se çfarë vlere ka ajo për mu dhe e trajtoj me mirësi.”

Kërkoj edhe mendimin e saj

“Kur kam për të marrë vendime të vështira, e pyes atë se çfarë mendimi ka. Ajo është inteligjente, e mençur dhe i kupton ndjenjat e tjerëve. Këshilla e saj gjithmonë ka vlerë.”

I mbështes ëndrrat e saj

“Në ditëlindjen e fundit ia kam dhuruar një certifikatë për një studio arti. Ajo e dëshiron pikturën, dhe ajo certifikatë ia mundëson të blej gjëra të ndryshme dhe të shijoj më shumë mësime. Unë dua që ajo t’i ndjekë ëndrrat e saj, prandaj e mbështes në mënyra praktike.” /Telegrafi/

Exit mobile version