Segmenti më i vogël i tregut të veturave mbeti pa Smart. Bëhet fjalë për Smart ForTwo.
Lansimi dhe jeta e tij komerciale shënuan një histori interesante në epokën e mikro veturave, transmeton Telegrafi.
Çdo histori, duke përfshirë edhe këtë për Smart, ka një fillim, mes dhe fund. Edhe pse gjëja më e rëndësishme është se si përfundon historia, ka momente që e bëjnë historinë më interesante.
Veturat e vogla urbane në Evropë kanë qenë gjithmonë kryesoret, por kur Smart u shfaq më shumë se 25 vjet më parë, pamja ndryshoi në mënyrë drastike.
Smart ForTwo shënoi një epokë dhe një trend. Jeta e tij ishte relativisht e gjatë dhe e suksesshme, disa do të thoshin një jetë plot me momente madhështie, por edhe disa më të errëta.
Pavarësisht gjithçkaje, lamtumira e tij përfaqëson një moment historik të rëndësishëm, si për markën ashtu edhe për miliona shoferë në mbarë botën.
Edhe pse zhvillimi i tij filloi në fillim të viteve të 90-ta, për herë të parë u shfaq në panairin e veturave në Paris në 1998 dhe nuk mund të kalonte pa u vënë re.
Pavarësisht përmasave të vogla, me një gjatësi prej vetëm 2.5 metrash, ai përfaqësonte një koncept plot logjikë, prakticitet dhe funksionalitet. Lindi një veturë që premtoi të linte bllokimet e trafikut dhe problemet e parkimit, në të kaluarën.
Ndërsa fillimet nuk janë kurrë të lehta, zhvillimi i ndërlikuar i Smart ForTwo paraqiti çështje sigurie gjatë fazave të tij të hershme.
Megjithatë, Daimler ia doli në një mënyrë “të zgjuar” duke shpikur konceptin “kafaz”, kështu që ai aspekt ishte i habitshëm për shumëkënd.
Gjenerata e parë e modelit ForTwo ishte më se e suksesshme, kështu që Smart, i cili më pas kontrollohej nga Daimler Group, vendosi të ofronte një model të dytë, Smart ForFour.
Ishte i njëjti koncept, vetëm me më shumë dyer dhe më shumë vende. Por jo vetëm ForFour u krijua, Smart në një moment u ofroi klientëve coupe dhe roadster dhe crossblade. /Telegrafi/