Një burrë nga Bangladeshi, që njihet si “njeriu pemë” për shkak të gjendjes së rrallë të lëkurës po përballet me më shumë operacione pasi i është kthyer sëmundja.
Abul Bajandar, 28 vjeç bëri 25 operacione për të hequr lythat e dhimbshëm në duar, të cilat ngjanin si pemë.
Mjekët në spitalin Dhaka thanë se ai nuk ka bërë trajtime gjatë vitit të fundit, prandaj i është rikthyer sëmundja. Më parë vuante nga lythat në duar, ndërsa tani gjendja është përkeqësuar.
Lythat e 28-vjeçarit janë përhapur në këmbë dhe pjesë të tjera të trupit, për të cilat duhet ti nënshtrohet kirurgjisë.
Mjekët thonë se duhet të bëjë të paktën 5 ose 6 operacione të tjera që të shpëtojë nga sëmundja, e njohur si “epidermodysplasia verruciformis”. /oranews/