Telegrafi

Pas 25 konkretizimeve radhazi, Sergio Ramos humbet një penallti

Sergio Ramos ka humbur penalltinë e parë që nga maji i vitit 2018, pasi goditja e tij është pritur nga portieri Yann Sommer.

Spanja ishte afër të barazonte rezultatin në ndeshjen e tyre në udhëtim te Zvicra në kuadër të ndeshjes së grupeve në Ligën e Kombeve.

Megjithatë, kapiteni Sergio Ramos ishte i pafat, duke humbur një penallti në minutën e 57-të të takimit.

Lexo po ashtu Sergio Ramos, 25 penallti radhazi të kthyera në gol: Transmeton besim dhe udhëheqje kur vendos topin në pikën e penalltisë

Ishte portieri i Zvicrës, Sommer, i cili ia pamundësoi golin mbrojtësit të Realit, pasi qëlloi saktë anën e ekzekutimit të lojtarit.

Kjo humbje e penalltisë është një befasi e madhe, pasi Ramos ka plot 25 penallti radhazi të konkretizuara me klubin dhe kombëtaren.

Penalltia e fundit e humbur nga qendërmbrojtësi daton në majin e viti 2018 në ndeshje ndaj Sevillas. /Telegrafi/