Reperi dhe tekstshkruesi i njohur amerikan, Dr.Dre dhe bashkëshortja e tij, Nicole Young, duket se përfundimisht i kanë ndarë rrugët.
Siç u raportua fillimisht nga TMZ e më pas nga People, Young ka paraqitur dokumentet për divorc të hënën në Gjykatën e Lartë të Los Angeles.
Megjithatë, përfaqësuesit e reperit nuk kanë pranuar të komentojnë një gjë të tillë.
Burimet e afërta me Nicole në lidhje me këtë çështje thonë se nuk ka asnjë parapagim.
Vlera neto e Dre sipas Forbes, vlerësohet rreth 800 milionë dollarë, e cila u arrit pasi producenti dhe ish-anëtari i grupit rap “NWA” lansoi kufjet (Beats by Dr.Dree).
Ndërkaq, çifti bëri paraqitjen e tyre të fundit në publik në shfaqjen e modës ‘Tom Ford’ me vajzën Truly në muajin shkurt.
Në përvjetorin e 22-të të martesës, Dr. Dre postoi në Instagram në lidhje me gruan dhe se si ata do të festonin duke bërë një fluturim për të parë “Hamilton”.
Të njëjtit u martuan në vitin 1996 dhe kanë dy fëmijë: vajzën Truly Young, 19-vjeçare dhe djalin Truice Young, 23-vjeçar. /Telegrafi/