Telegrafi

Pas 24 vitesh, Barca TV po mbyllet – 130 persona do të humbasin punën

Barça TV do të ndërpresë transmetimin pas 24 vitesh, njoftoi klubi katalanas, duke shpjeguar se nuk dëshiron të rinovojë kontratën me operatorin Telefonica.

Sipas raportimeve në shtypin spanjoll, vendimi ka ardhur si rezultat i vështirësive financiare të klubit dhe një burim i afërt me kanalin i tha AFP se mbyllja e Barça TV do të lërë pa punë rreth 130 njerëz.

“Barcelona ka paralajmëruar TBSC Telefonica, kompaninë që menaxhon kanalin televiziv të klubit, se nuk do të rinovojë kontratën mes tyre, e cila skadon më 30 qershor 2023”, shkruan Barça në njoftimin e tyre për shtyp.

Kanali televiziv u krijua në korrik 1999, gjatë sundimit të presidentit të klubit Josep Lluis Nunez.

FC Barcelona ka shitur aksionet e saj te Barça Studios Orpheus Media dhe Socios.com për rreth 200 milionë euro, shuma që i mundësoi asaj të blejë lojtarin polak Robert Lewandowski nga Bayern Munich verën e kaluar.

Klubi duhet të reduktojë ndjeshëm shpenzimet e tij në mënyrë që të respektojë rregullat e “Fair Play Financiar” dhe të mund të marr në fund të sezonit, Lionel Messin. /Telegrafi/