Telegrafi

Pas 23 vitesh mundi të pushojë pa gruan, me kushtin që ta vë në qafë këtë “litar”! (Foto)

Kim dhe Jim që janë prindërit e Brandon Gipit, janë të martuar për 23 vjet dhe kurrë nuk kanë shkuar ndaras në pushime.

Por, kur Jim ka vendosur të shkojë vetëm në Los Angeles për të shëtitur disa ditë, gruaja ia ka përgatitur një ‘dhuratë’ të cilën ka kërkuar të mos e heq nga qafa.

Brandon e ka postuar në Twitter një fotografi, ku shihet kartela që e ka shkruar Kim për burrin e saj: “Unë quhem Jim. Nëse dukem si i humbur, ju lutem lajmëroni gruan time. Nëse jam në restorant dhe po i shikojnë menytë sikur i hutuar, ju lutem më porosisni ushqim aziatik, posaçërisht oriz të bardhë. Unë kurrë nuk i jam ndarë gruas time, e cila bënë gjithçka për mua.”

“Ata kanë lidhje të mirë dhe kanë qenë në shumë vende së bashku, kjo ishte vetëm një mahi e thjeshtë”, ka shpjeguar i biri tyre, për këtë rast. /Telegrafi/