Donjeta Dragusha është kryetarja e re e degës së LDK-së në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes një njoftimi në Facebook.
Abdixhiku ka falënderuar Ismet Beqirin për kontributin teksa e ka prezantuar kryetaren e re.
“Ismet Beqirin e falënderova për 21 vite udhëheqje të degës së parë në Prishtinë. Të faleminderit për gjithë kontributin e dhënë Ismet! Një rrugëtim i gjatë e përplot histori. Nga sot, Donjeta Dragusha, një grua profesioniste, veprimtare burimore nga forumet tona, magjistre e shkencave të ekonomisë, e asambleiste e zgjedhur në kryeqytet, u zgjodh si kryetare e re e kësaj dege”, shkroi ai në Facebook.