Telegrafi

Pas 21 vitesh në klub, Jesse Lingard largohet përfundimisht nga Manchester United

Manchester United ka njoftuar se Jesse Lingard do të largohet nga klubi këtë verë pas skadimit të kontratës së tij.

Pasi shkëlqeu në huazim te West Ham gjatë sezonit 2020/21, Lingard nuk arriti të kishte ndikim në “Old Trafford” sezonin e kaluar pasi ai shpesh nuk ftohej nga Ole Gunnar Solskjaer dhe Ralf Rangnick pastaj.

Largimi i Lingard në fund të qershorit do t’i japë fund lidhjes së tij 21-vjeçare me klubin. Gjatë kësaj kohe ai bëri 232 paraqitje dhe gjeti rrjetën në 35 raste.

“Manchester United mund të konfirmojë se Jesse Lingard do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të përfundojë në fund të qershorit”.

“Ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë rast për të falënderuar Jesse-n për të gjitha kujtimet që ai ka ndihmuar të krijojë gjatë dy dekadave të tij këtu dhe t’i urojmë atij fat të mirë në karrierën e tij të ardhshme”, thuhet në njoftimin e tij.

Ëest Ham mbetet i interesuar për të rikthyer Lingardin, megjithatë, ka edhe klube të tjera që e duan 29 vjeçarin, përfshirë treshen e Serie A, AC Milan, Inter dhe Juventus, si dhe Atletico Madrid në La Liga.

Neëcastle ishte konsideruar si favorit i qartë për të nënshkruar me Lingard, por ata nuk janë pajtuar me kërkesat e tij.  /Telegrafi/