Site icon Telegrafi

Pas 205 orëve nën rrënoja, nxirret e gjallë një grua në Turqi

Mediat turke raportojnë sot se një grua 35-vjeçare u nxor e gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara shkaku i tërmeteve që kanë goditur shtetin turk dhe sirian.

Aysegul Bayir thuhet se ka qenë nën mbetjet e një ndërtese të shembur në qytetin jugor të Hatay për rreth 205 orë.

Ndërkohë, ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën e tyre në të gjithë Turqinë dhe Sirinë, raporton skynews.

Lexo po ashtu Pas tetë ditësh nxirren të gjallë nga rrënojat në Turqi dy vëllezër, pritën ndihmë për plot 198 orë

Gjatë ditës së sotme, gjithashtu dy vëllezër dhe një gjyshe u shpëtuan. Në total, mendohet se pesë persona janë shpëtuar gjatë 24 orëve të fundit në Turqi.

Theksojmë se shteti turk dhe sirian u godit prej dy tërmete të fuqishme prej 7.7 dhe 7.6 shkallës të Rihterit.

Numri i të vdekurve ka arritur mbi 35 mijë persona ndërsa mijëra të tjerë kanë pësuar lëndime. /Telegrafi/

Exit mobile version