Telegrafi

Pas 20 vjetësh, 39-vjeçarja vendosi të mos rruhej më – ja si duket sot! (Foto)

Një grua me qime të shumta në fytyrë vendosi të mos rruhej më dhe pohon se tani ndihet më seksi dhe femërore.

Rose Geil, 39 vjeçe, ishte vetëm 13 vjeçe kur vuri re se qimet në fytyrë po i shtoheshin së tepërmi, ndaj vendosi menjëherë t’i rruante.

Adoleshentja nga Oregoni shumë shpejt e kuptoi se do t’i duhej të përdorte çdo ditë briskun në fytyrën e saj, në mënyrë që ato të mos dukeshin, një ritual që e bëri për 20 vjet me radhë.

Pas vitesh të tëra me brisk në duar dhe shpenzimesh të panumërta me procedura laseri për heqjen e qimeve, vendosi ta pranonte veten siç ishte dhe mesa duket kjo e bën të ndihet më e lumtur se kurrë.

“Të rrisja mjekrën më ka bërë të kem besim në vetvete. Më duket vetja e bukur me mjekër, dhe asnjëherë më parë nuk më është dukur vetja e bukur. Është e mrekullueshme të jem unë”, shprehet 39-vjeçarja.