Site icon Telegrafi

Pas 20 vitesh bashkë, martohen Ilir Shaqiri dhe Emanuela Morini

Ilir Shaqiri sivjet ka qenë pa diskutim një prej emrave më të përmendur në mediat rozë.

Ai u shpall fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP, pas një aventura të gjatë disa mujore.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atij i ishin bërë surpriza të ndryshme nga stafi, si vizitat nga njerëzit e zemrës.

Ilir Shaqiri me bashkëshortin dhe vajzën (Foto: Emily Shaqiri/InstaStory)

Në finale madje kishte shkuar për ta takuar enkas partnerja e tij, Emanuela – për të cilën kishte rrëfyer se pas daljes nga shtëpia do të lidhte kurorë me të, pasi çifti të cilët janë prindër të një vajze, nuk ka qenë të martuar zyrtarisht.

Dhe kjo ndodhi mbrëmjen e së shtunës, ku dyshja u martuan tashmë edhe ligjërisht.

Foto: Amarda Toska/InstaStory

Ilir dhe Emanuela vendosën që të realizojnë dasmën e tyre në mbrëmjen e 28 majit në një qytet bregdetar.

Foto: Arbnor Allaraj/InstaStory

Ka qenë vajza e tyre, Emily, dhe disa nga të pranishmit ata të cilët kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale fotografi nga dasma, ku çifti i kurorëzuar duken më se të lumtur.

Foto: Amarda Toska/InstaStory

Ky kurorëzim mes Ilirit dhe Emanuelës erdhi 20 vite pas njohjes mes dyshes. /Telegrafi/

Foto: Amarda Toska/InstaStory
Exit mobile version