Shumë prej nesh e mbajnë mend emocionin që ndjemë kur morëm vesh se do të shkonim te gjyshja.
Dhe kjo ndjenjë është e njohur edhe për qenushin Nosh. Ai u emocionua kur, pas një udhëtimi 20 orësh, mësoi nga pronarët e tij se ku po shkonte.
Skyler dhe Deko hipin në veturë, ndërsa Nash shikon rrugën para tij nga sedilja e pasme.
“A doni t’i tregoni atij se ku po shkojmë?”, pyeti Deko. “Nosh, do t’i shohësh Savtën dhe Bapën?”, i thotë Skyler qenushit i cili menjëherë fillon të qajë nga emocioni.
Përfundimisht, kur parkojnë makinën në rrugën e shtëpisë së gjyshes dhe gjyshit, Noshi del dhe dridhet me entuziazëm, pastaj vrapon drejt gjyshes dhe gjyshit. /Telegrafi/