Telegrafi

Pas 20 minutave ndjekje, luani dhe luanesha shqyejnë antilopën e vogël – një vizitor filmoi gjithë ngjarjen

Dy luanë janë filmuar duke ndjekur një antilopë të vogël, të cilën pasi e zënë e lëpijnë për më shumë se 20 minuta dhe në fund e shqyejnë.

Videoja është filmuar në parkun Addo Elephant në Afrikën e Jugut, ku luani së bashku me luaneshën ndjekin antilopën e vogël që pasi dorëzohet shtrihet dhe qëndron nën kthetrat e tyre, transmeton Telegrafi.

Duke e ditur se do ta pësojë me jetë, antilopa dridhej derisa luanesha me luanin po e lëpinin sikur ta përgatisnin për ta shqyer.

Autori i videos, fotografi Lee-Anne Robertson, 50-vjeç, nuk hezitoi të ndez kamerën kur vërejti luanin me luaneshën duke ndjekur antilopën. /Telegrafi/