Site icon Telegrafi

Pas dy vitesh, Maqedonia e Veriut ka sërish ambasador në Bullgari

Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agnes Rusi Popovska, sot ia dorëzoi letrat kredenciale presidentit bullgar Rumen Radev.

Për gati dy vjet e gjysmë, Maqedonia e Veriut nuk kishte ambasadorin e saj në Bullgari.

Në prill të vitit 2020, përfaqësuesit të atëhershëm Marijan Gjorçev i skadoi mandati. Më 9 shtator 2022, presidenti Stevo Pendarovski nënshkroi dekret për emërimin e Popovskës për ambasadore.

Rusi-Popovska është ambasadorja e parë femër e Maqedonisë së Veriut në Sofje./Telegrafi/

Exit mobile version