Në Adana të Turqisë një grua ka festuar shkurorëzimin e saj me gëzim të madh sikurse kur ishte martuar – duke ftuar në lagjen e saj tupana e surle.
Bëhet fjalë për Çilem Ülkerler, 42-vjeçe, e cila për 18 vite ishte e martuar me O.T, transmeton Telegrafi.
Ajo i ishte gëzuar lajmit se ka fituar betejën ligjore ndaj ish-bashkëshortit që zgjati hiq më pak se dy vite.
Ajo këtë lajm e ka cilësuar si fitore duke festuar me tupana e surla, ku fqinjët ndiqnin nga afër atmosferën e krijuar me rastin e zyrtarizmit të shkurorëzimit.
“Sikurse që nusja vallëzon nën tingujt e tupanëve dhe surleve, unë po e bëj të njëjtën gjë pasi që jam shkurorëzuar”, ka thënë Ulkerler.
E disa prej arsyeve që çuan këtë grua nga Turqia drejt shkurorëzimit, ishin problemet e shumë ekonomike dhe dhuna që i dha trauma. /Telegrafi/