Telegrafi

Pas 18 vitesh ia nxorën nga barku gërshërët e harruara gjatë operimit (Foto)

Ma Van Nhat nga Vietnami, për 18-vjet i ka mbajtur në bark një palë gërshërë, që ia kishin harruar gjatë operimit.

Në vitin 1998, ai ishte përplasur me veturë dhe për pasojë është dashur t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, mjekët nuk kanë qenë të kujdesshëm dhe ia kanë lënë brenda gërshërët, para se t’ia qepnin lëkurën.

Meqenëse kishte dhimbje, 54-vjeçari ka shkuar në spital për kontroll ku ka kuptuar se çfarë ka brenda trupit.

Për t’i nxjerrë objektin metalik, është realizuar operacioni prej tre orësh, i kryer nga një ekip ekspertësh të kirurgjisë.

“Për afro dy dekada, ai ka ngrënë dhe pirë, pa e ditur se në bark ka edhe diçka tjetër. Për fat të mirë, tani gjendja e tij është e mirë dhe po e merr vetën”, kanë thënë mjekët lidhur me rastin. /Telegrafi/