Ministri i Punëve të Jashtme i Danimarkës, Anders Samuelsen, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni. Ai pritet të ketë takim me homologun e tij Nikolla Dimitrov.
Sipas njoftimit të MPJ-së, Dimitrov do ta njoftojë Samuelsenin për reformat e qeverisë në fushat kyçe, ndërsa theks i veçantë do të vendoset në mbështetjen e Danimarkës në procesin integrimit të vendit në strukturat euroatlantike, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Gjithashtu do të këmbehen mendime dhe propozime për vazhdimin e bashkëpunimit në shumë sfera me interes të përbashkët, intensifikimin e dialogut politik, si dhe gjendjen e rajonit dhe më gjerë”, thonë nga MPJ.
Kjo është vizita e parë e ministrit danez për punë të jashtme në Republikën e Maqedonisë pas 16 viteve./Telegrafi/