Site icon Telegrafi

Pas 16 vitesh, Baker po largohet nga Chelsea – vetëm dy paraqitje në skuadrën e parë

Lewis Baker më në fund është i gatshëm që të largohet ng Chelsea.

Pas 16 vitesh qëndrimi në Stamford Bridge, mesfushori që iu bashkua në vitin 2005 nga Lutoni, do të largohet nga The Blues.

Lojtari 26-vjeçar ka bërë vetëm dy paraqitje për ekipin e parë, me të dytën që erdhi në fitoren 5-1 ndaj Chestrefileidit të shtunën, gjersa e parë kishte ndodhur me Derby Countyn në vitin 2014.

Tani, Baker do të largohet nga Chelsea, me Stoke Cityn që po i prinë garës për transferimin e tij, raporton Daily Mail.

Kontrata e lojtarit skadon në këtë verë, por Stoke dëshiron që ta transferojë atë në këtë afat, duke ditur se edhe klubet e tjera duan ta marrin si lojtar të lirë.

Chelsea nuk dëshiron ta lëshojë atë pa asnjë cent në këtë muaj dhe po tentojnë që sa më shpejt ta shesin atë.

Sezonin e kaluar, ai ishte në huazim te Trabzonspori, ndërsa kishte luajtur edhe për Fortuna Dusseldorf, Vitesse, Sheffield Wednesday, MK Dons, Middlesbrough, Leeds dhe Reading. /Telegrafi/

Exit mobile version