Site icon Telegrafi

Pas 16 orëve bisedime, përfundon kriza e pengmarrjes në Paris – lirohen dy gratë e rrëmbyera

Pas krizës së pengmarrjes që ndodhi mbrëmë në Paris, njëra nga dy gratë që po mbahej peng nga një burrë i armatosur, policia ka arritur mbrëmë rreth orës 22:00 ta liroj njërën prej tyre, ndërsa edhe e dyta u lirua sot.

Policia franceze ka njoftuar se dy gratë nuk kanë pësuar ndonjë lëndim por që janë në gjendje shoku, kurse sot rreth orës 15:30 në dyqanin “Go Shop në rrugën Aligr, u fut një burrë i armatosur me thikë dhe rrëmbeu pronaren dhe bijën e saj 23-vjeçe, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi është arrestuar, ka bërë të ditur ministri francez i Punëve të Brendshme, Gerald Darmanen. E me të parë se çfarë kishte ndodhur, forca të shumta të policisë kishin dalë në vendin e ngjarjes. Por, rrëmbyesi kishte kërkuar të bisedojë me ministrin e Drejtësisë, i cili dikur kishte mbrojtur kopshtarin Omar Radad i akuzuar për vrasje.

Fjala është për burrin 56-vjeç i njohur me probleme mendore. Të hënën mediat atjeshme raportojnë se bëhet fjalë për një ish-gjyqtar të Tunizit, por doli të jetë e pasaktë – thjesht kishte emrin dhe mbiemrin e njëjtë me personin e lartpërmendur.

Gjatë rrëmbimit tërë kohën mbante thikë në dorë, duke i kërcënuar vazhdimisht dy gratë që ishin marrë peng. Kështu pas 16 orëve negociata, ka përfunduar drama e krizës së pengmarrjes në Paris. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version