Pasi u bë nënë për herë të parë me një djalë, kur ishte 22 vjeç, Alexis vazhdoi të ketë nëntë foshnje të tjera gjatë 15 viteve të ardhshme – të gjithë ata meshkuj.
Në fakt, sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, ajo dhe burri i saj David ishin çifti i parë britanik që dihej që kishin dhjetë djem, radhazi.
Por tani diçka me të vërtetë mahnitëse ka ndodhur në familjen Brett: ata kanë edhe një vajzë.
Duke folur për ardhjen e saj në jetë, Alexis, 39 vjeç, i tha The Mail të dielën: “Unë prisja të dëgjoja se kishim një djalë tjetër, por kur zbulova se ishte një vajzë. Unë isha e tronditur por e kënaqur. Tani ajo është këtu me ne, është një ndjenjë fantastike”.
Lindja e vajzës së saj, të quajtur Cameron, sipas aktores Cameron Diaz, tashmë ka pasur një efekt të jashtëzakonshëm në jetën e vëllezërve të saj, moshat e të cilave variojnë nga 17 në 2 vjeç.
David, 44 vjeç, një shofer i trenit, tha: “Ajo tashmë ka një ndikim të mirë te djemtë. Ata në përgjithësi janë sjellur shumë më mirë rreth saj, duke u përpjekur të heshtin në rast se e zgjojnë. Ata gjithashtu duan ta ndihmojnë mbajtjen dhe ushqimin e saj. Është diçka e shkëlqyeshme”.
Ardhja e Cameron më 27 gusht – shënon përfundimin, çifti insiston, e familjes së tyre të madhe, e cila përfshin Campbell, 17, Harrison, 16, Corey, 14, Lachlan, 11, Brodie, 9, Brahn, 8, Hunter, 6 vjeç, Mack, pesë, Blake, 3 dhe Rothagaidh, 2.
“Padyshim që nuk do të bëjmë më fëmijë”, ka thënë duke qeshur Alexis. /Telegrafi/