Telegrafi

Pas 14 ditësh në izolim, Aurela Gaçe takohet me vajzat: Zemra ime e dinte si po duronte

Aurela Gaçe (Foto: Instagram)

Artistja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, është bashkuar sot me vajzat e saj, pasi u vetë-izolua për 14 ditë meqë ishte kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me anë të një postimi të ndarë në rrjetet sociale, ajo ka shkruar se dy javë pritën në ankth mos shfaqin shenja, por fatmirësisht siç thotë këngëtarja ata janë mirë dhe më në fund janë bashkuar me familjet e tyre.

E njëjta në Instagram ka hedhur një fotografi krah vajzave, në të cilën shfaqet tejet e lumtur për ribashkimin.

“Më në fund ,bashkë. Mbas 14 diteve ,vetë-izolim ( për shkak se kishim udhëtuar së bashku me grupin). Zemra e dinte si po duronte pa mundur ti përqafoja. Pritëm me ankth të 7 ne qe ishim 2 javë më parë përtej oqeanit, me frikën se mund të shfaqnim ndonjë shenjë. Për 14 ditë, pyesnim përdite njëri-tjetrin, por, fatmirësisht, të gjithë ne jemi mirë e i ju bashkuam më në fund familjeve tona”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Aurela Gaçe

“Vetë-izolimi ishte detyrë prindërore. Por edhe pë rata prindër që na kanë dhënë jetën. Tani do të vazhdojmë të qëndrojmë të mbyllur, por së bashku. Dua te falënderoj secilin nga ndjekësit që më kane derguar mesazhe , qysh nga momenti kur u kthyem, duke pyetur se si ishim, e duke më dhënë kurajo. Ishte shume prekese për mua, pasi kisha edhe shumë presion psikologjik ,duke pritur çdo ditë për ndonjë simptomë. E vlerësoj shumë kujdesin dhe dashurinë tuaj. Së bashku ,shpresoj t’ja dalim ,të gjithë”, ka shkruar mes tjerash Gaçe.

Përkundër viteve në skenë, Aurela po vazhdon akoma të argëtojë admiruesit e muzikës së saj me projekte të ndryshme e po ashtu duke qenë aktive edhe me koncerte. /Telegrafi/