Site icon Telegrafi

Pas 13 vjetësh hapet Qendra Botërore e Tregtisë në New Jork

Hapet Qendra Botërore e Tregtisë në New Jork, 13 vjet pas sulmeve kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat më 11 shtator 2001 goditën dhe shkatërruan ‘Kullat binjake’.

Sot kompani botërore, kanë filluar punën në ndërtesën 104-katëshe të quajtur ‘Freedom Tower’ Kulla e Lirsë, adresa e së cilës është Qendra Botërore e Tregtisë 1.

Kulla e Lirisë, është ndërtesa më e lartë në Nju Jork, e cila zëvendëson ‘Kullat Binjake’, të cilat u sulmuan nga avionët e rrëmbyer prej terroristëve me ç’rast kanë vdekur më shumë se 2,700 persona.

Kulla e Lirisë, është 104 katëshe, 541 metra e lartë, një lartësi e zgjedhur posaçërisht për të simbolizuar lirinë, dhe ndërtimi i saj ka kushtuar 3.9 miliardë dollarë./Telegrafi/

Exit mobile version