Telegrafi

Pas 13 tentimeve ia del ta ndezë sërish veturën e ndalur në mes të rrugës (Video)

Një shofere e re nga qyteti Bethate në Skoci, sapo e ka kaluar një rrethrrotullim dhe ka hyrë në rrugë i është ndalur vetura.

Femra në moshë të re ka provuar për 13 herë me radhë ta ndezë sërish veturën, pasi e kishte bllokuar trafikun, transmeton Telegrafi.

Megjithëse në semafor tregonte drita e gjelbër, automobili me ngjyrë të kuqe, qëndronte në vend në pamundësi që të niset.

Tek Citroën C1 që kishte të ngjitur në xham shkronjën ‘P’ me ngjyrë të gjelbër, që tregon për ‘shofer të ri dhe të papërvojë’, ka shkuar një burrë dhe i ka treguar se si ndezë veturën. /Telegrafi/