Site icon Telegrafi

Pas 129 rasteve të reja me coronavirus, ekonomisti Mustafa sugjeron disa masa që duhet ndërmarrë

Eksperti i ekonomisë, Muhamet Mustafa, ka sugjeruar disa masa që duhet të merren pas rekordit të sotëm, ku u konfirmuan 129 raste me coronavirus.

Mustafa ka thënë se “ky rekord erdhi pas pezullimit të masave që ndikuan në numrin e rasteve me simptome infeksioni tejkalon pritjet se vet hapja do të rritet numrin e rasteve”.

“Duke marrë parasysh se rikthimi në masat e mbylljes ka një kosto të lartë sociale ekonomike duke bërë çmos që kjo nevojë të evitohet. Andaj, duhet të ngritët niveli i mobilizimit dhe kapaciteti i institucioneve të mbajtura nën kontroll, shpërthim eksploziv të numrit të infeksioneve”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Telegrafi.

Mustafa ka sugjeruar që të rritet numri i testimeve, si dhe disa organizata e institucione të futen në karantinë.

“Rritja e numrit të testimeve që u premtua edhe nga Ministria sonte. Në bazë të testimeve, vatrat e caktuara (lokalitete, organizata, institucione), duhet të futen me karantina të izoluara, për të evituar karantinimin siç e kishim para kësaj faze. Monitorimi dhe izolimi I kontakteve (pozitive punësimi i paralajmëruar rreth i 150-200 profesionistë për këtë qëllim. Krijimi i bazës së të dhënave mbi kontaktet dhe izolimi i tyre në periudhën potenciale të infeksionit. Secili biznes, secili institucion, secili individ të bëjë planin aksional në bazë të Manualit të aprovuar në Qeveri”.

Mustafa në fund të shkrimit ka shkruar se “është e qartë që shoqëria jonë duhet të përgatitet të menaxhojë një situatë që ka të bëjë me një lloj bashkëjetese me pandeminë, pa pezulluar aktivitetet biznesore dhe ato që kanë të bëjnë më nevojat sociale e kulturore të Kosovës”./Telegrafi/

Exit mobile version